Juventusi vendos të shesë Pjaniqin

Prishtinë | 06 Pri 2020 | 09:35 | Nga Ekonomia Online

Juventusi është i gatshëm të shesë mesfushorin boshnjak Miralem Pjaniq në afatin kalimtar të radhës, njofton “Calciomercato”, transmeton Koha.net.

Klubi italian po mendon të shesë mesfushorin që të lirojë hapësirë në skuadër dhe po ashtu të marrë një shumë të mirë.

Krerët e Juventusit presin të marrin 50 milionë euro nga shitja e Pjaniqit. Pjaniq 30-vjeçar te Juventusi gjendet që nga vera e vitit 2016 kur u transferua nga Roma për 32 milionë euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme