Juventusi i vihet pas De Geas

Prishtinë | 10 Shk 2017 | 09:36 | Nga

David de Gea mund ta lë Ligën Premier dhe të transferohet në Serie A.
Portieri spanjoll mund ta bëj një lëvizje befasueses në afatin kalimtar veror, duke u transferuar në kampionatin italian.

Sipas The Sun, kampioni i Italisë, Juventus, janë të vendosur të bëjnë një ofertë më konsiderueshme për portierin e ‘Djajve’, nëse ata humbasin Gianluigi Donnarumma, përcjell Telegrafi.
Bianconerët e shohin adoleshentin e Milanit Donnarumma si pasardhës natyral për veteranin e tyre, Gianluigi Buffon, por skuadra nga San Siro nuk janë të gatshëm për të shitur atë.

Kjo e ka çuar Juven në kërkim të alternativave tjera, me De Gean që gjendet në krye të listës së dëshirave të tyre nëse ata nuk arrijnë objektivin e tyre numër 1

Të ngjashme