Juventusi zyrtarizon transferimin e McKenniet

Prishtinë | 03 Mar 2021 | 16:42 | Nga Ekonomia Online

Juventusi ka aktivizuar opsionin e blerjes së kartonit të mesfushorit amerikan Weston McKennie për të cilin i ka paguar Schalkes 18.5 milionë euro.

Blerjen e McKenniet, Juventusi e ka konfirmuar të mërkurën dhe mesfushori me ekipin italian ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2025. McKennie u huazua te Juventusi nga Schalke para fillimit të këtij edicioni dhe paraqitjet e mira të amerikanit kanë bërë që Juventusi ta shfrytëzoi opsionin e blerjes së tij. 22-vjeçari këtë sezon ka shënuar pesë gola dhe ka bërë dy asistime në 33 paraqitje për Juventusin në të gjitha garat.

Të ngjashme