Juventusit i kushtoi Ramsey 5 mijë euro në minutë

Prishtinë | 07 Tet 2021 | 15:35 | Nga Ekonomia Online

Aaron Ramsey ka qenë një dështim tek Juventusi deri tash.

Mesfushori uellsian nuk bën më pjesë në planet e “Bianconeri” dhe mund të largohet nga Torino në afatin kalimtar të janarit.

E përditshmja italiane “La Gazzetta dello Sport” shkruan se Juve do të shpresojë që ta blejë një klub blerës për ish-futbollistin e Arsenalit, ndoshta nga Premierliga, pasi klubet e atjeshme kanë shprehur interesim për lojtarin në të kaluarën.

Deri sot, Juventusit Ramsey i ka kushtuar 5 mijë euro në minutë, respektivisht 18 mijë euro në minutë vetëm këtë sezon.

Rroga e tij prej 8 milionë eurosh në vit po i kushton klubit Bardhezi.

Ramsey kishte arritur në Itali si lojtar i lirë dhe ka kontratë deri në vitin 2023.

Ai është njëri prej lojtarëve me rrogën më të lartë në “Allianz Stadium”.

Gjithashtu, Juven po e harxhojnë edhe menaxherët e lojtarit.

Ata vetëm këtë vit i kanë marrë plot 2.8 milionë euro për futbollistin e lindur në vitin 1991, pikërisht për faktin se Ramsey ka mbetur në Torino.

Një transferim i dështuar ky, të cilin Juve do të mundohet ta harrojë sa më shpejt.

Të ngjashme