Juves i duhet 1 pikë për titullin, vijon dueli në distancë Bayern-Dortmund

Prishtinë | 20 Pri 2019 | 12:50 | Nga Ekonomia Online

Në Itali, në orën 18:00 Juventusi ka rastin për të hedhur pas krahëve zhgënjimin e eliminimit nga Championsi, teksa do të masë forcat në Torino me Fiorentinën.

Është i njohur rivaliteti ndërmjet dy klubeve, që pas transferimit të sulmuesit të famshëm Roberto Baggio në radhët e “zonjës së vjetër”, sidoqoftë bardhezinjtë kanë mundësinë që qoftë edhe me një barazim pikërisht ndaj ekipit toskan të sigurojnë edhe matematikisht “Scudetto”-n, plot pesë javë para përfundimit.

Siç dihet për arsye të atmosferës festive kampionati italian luan plot 9 ndeshje ditën e shtunë, pasi takimi Napoli-Atalanta do të zhvillohet të hënën në mbrëmje, pra pas ditës së pashkës. Kështu pas takimit të mesditës Parma-Milan, në kalendar në orën 15:00 do të luhen gjithashtu edhe ndeshjet Lazio-Chievo e Genoa-Torino, gjithsesi interes të veçantë këtë ditë ngjall gjithashtu edhe kampionati holandez, për shkak të rivalitetit Ajax-PSV.

Pas kualifikimit plotësisht të merituar në Champions League me Juventusin e Allegri-t, në Eredivisie ekipi i drejtuar nga Erik ten Hag do të përballet në orën 18:30 me Groningenin që synon zonën play off, ndërsa në mbrëmje në orën 20:45 Feyenoord-i do të presë në Rotterdam ekipin e Alkmaar-it, në një ndeshje direkte për vendin e tretë.

Në fund si gjithmonë por jo për nga rëndësia, në Supersport si përherë një hapësirë të veçantë e zë pikërisht Bundesliga, me kampionatin gjerman që ofron fillimisht në orën 15:30 duelin Bayern-Werder, ndërsa në mbrëmje janë edhe dy sfida të tjera, si Gladbach-Leipzig në orën 18:30 e Schalke-Hoffenheim në orën 20:30, ndeshje të cilat si zakonisht gjithë të apasionuarit kanë mundësi për t’i ndjekur nëpërmjet Kanalit Eurosport 2.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme