Ka shtet edhe për Ronaldon, autoritet portugeze do të rrënojnë një pjesë të vilës së tij

Prishtinë | 27 Tet 2021 | 17:10 | Nga Ekonomia Online

Ronaldo po ballafaqohet me një problem me shtetin e Portugalisë, fjalë është për vilën e tij që e ka në vendi prej kah ai vjen.

Sulmuesi i Manchester United është njoftuar nga autoritetet portugeze se duhet të shembë një pjesë të vilës së tij në veri të vendit.

Një pjesë e vilës së tij luksoze nuk është përfshirë në projektin origjinal që Ronaldo kishte paraqitur për të marrë lejen e ndërtimit dhe kështu do të rrënohet.

Ata i kanë dhënë një afat deri në mars të vitit 2022 për të shembur vetë atë pjesë para se autoritet të ndërhyjnë.

Të ngjashme