Kadri Veseli uron debutimin e “Trepça 89” në Ligën e Kampionëve

Prishtinë | 27 Qer 2017 | 15:35 | Nga

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli ka uruar debutimin e sotëm të ekipit të futbollit “Trepça 89” në Ligën e Kampionëve, ndërsa po ashtu ka uruar edhe ekipin e Prishtinës për pjesëmarrje në Europa Ligë.

“Sonte do të harrojmë vapën verore duke shikuar futboll. Ekipi i vendlindjes sime Trepça 89 merr pjesë në Ligën e Kampionëve, për herë të parë ndonjëherë. Forca Trepça 89! Urime shumë të ngrohta edhe Prishtinës për pjesëmarrje në Europa Ligë”, ka shkruar Veseli në profilin e tij në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme