Kaka: Firmino dhe Suarez janë sulmuesit më të mirë në botë

Prishtinë | 09 Shk 2020 | 17:07 | Nga Ekonomia Online

Legjenda braziliane, Leite Kaka ka thënë se ylli i Liverpoolit, Roberto Firmino dhe ai i Barcelonës, Luis Suarez, janë sulmuesit më të mirë në botë.

Firmino po shijon një sezon tjetër të shkëlqyeshëm në Anfield, duke ndihmuar Liverpoolin drejt një titulli të parë të Ligës Premier pas 30 viteve, ndërsa gjithashtu luftojnë për një tjetër triumf në Ligën e Kampionëve.

Braziliani ka shënuar 10 gola në 33 ndeshje në të gjitha garat, duke përfshirë edhe golin e fitores në finalen e Kupës së Botës për Klube në dhjetor, duke dëshmuar veten si një nga lojtarët më të besueshëm në sulmin e Jurgen Klopp.

Suarez, ndërkohë, ishte në formë të shkëlqyeshme për Barcelonën para se të goditej me një dëmtim të gjurit në janar, i cili pritet ta mbajë atë jashtë fushave deri në maj.

Uruguaiani ka 11 gola dhe shtatë asistime në emrin e tij për Blaugranët në La Liga këtë sezon dhe skuadra ka luftuar në mungesë të tij, me Real Madridin që tani gjendet lider në kampionat.

Legjenda braziliane, Kaka, i cili fitoi një La Liga me Real Madridin në vitin 2012, ka përshkruar Firminon dhe Suarezin si sulmuesit më të mirë në botë momentalisht, ndërsa gjithashtu i konsideron Alissonin dhe Fabinhon si mjeshtër të zanateve të tyre.

“Alisson është portieri më i mirë në botë tani. Fabinho është një nga mesfushorët më të mirë dhe për mua, Firmino dhe Suarez janë sulmuesit më të mirë në botë tani”, ka thënë fillimisht Kaka për Sky Sports.

“Firmino nuk është vetëm një sulmues që qëndron në zonë gjatë gjithë kohës, ai vjen dhe merr topin dhe krijon raste”.

“Për mua, është me të vërtetë mirë të shohësh brazilianin që ka këtë sukses të madh në Ligën Premier”, përfundoi ish fituesi i Topit të Artë. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme