Kalimi te Real Madrid, Van de Beek: Nuk kam mësuar spanjollisht akoma

Prishtinë | 05 Pri 2020 | 09:57 | Nga Ekonomia Online

Donny van de Beek ka folur rreth kalimit të mundshëm te Real Madrid.

Sikur edhe në merkaton e kaluar, emri i anëtarit të Ajax Amsterdam, Donny van de Beek, lidhet me një kalim të mundshëm te Real Madrid, para merkatos së verës.

Lidhur me spekulimet është pyetur edhe lojtari, i cili ka pasur një përgjigje mjaft interesante, duke arritur  të lë gjithçka në pikëpyetje.

“Unë duhet të ndihem mirë te një klub. Sa më duan ata?”, ishin fillimisht fjalët e Van de Beek, transmeton lajminet.

“Unë duhet të përshtatem në sistemin që luhet dhe sigurisht duhet të kem minuta. Të luash në diell është gjithmonë mirë. Por, jo unë nuk kam filluar akoma të mësoj gjuhën spanjolle”, ka thënë tutje holandezi.

Ndër të tjerash, lojtari ka hedhur poshtë zërat se tashmë ka një marrëveshje mes tij dhe ‘Los Blancos’, duke lënë gjithçka të hapur.

“Nuk i kam thënë po askujt, çdo gjë është akoma e hapur. Unë e di se çfarë kam këtu, më duan në Ajax dhe unë e dua Ajaxin”, ishin fjalët e mesfushorit.

Në garë me Real Madrid, për shërbimet e Van de Beek, është edhe skuadra e Manchester United.

Të ngjashme