Kamberi mund t’i bashkohet Kosovës

Prishtinë | 18 Qer 2019 | 09:52 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi Florian Kamberi mund t’i bashkohet Përfaqësueses së Kosovës në futboll për ndeshjet eliminatore të “Euro 2020” që në shtator do t’i luajë ndaj Anglisë e Çekisë.

Lajmi është bërë i ditur të hënën nga e përditshmja “ScottishSun”.

Kamberi, 24-vjeçar, është pjesë e ekipit elitar të Skocisë, Hibernian dhe edicionin e fundit ka shënuar 13 gola dhe ka asistuar shtatë herë në 43 ndeshje, transmeton Koha Ditore.

Kamberi është i lindur në Zvicër por ka prejardhje nga Kosova.

Ai ka luajtur për grupmoshat U-20 dhe U-21 të Zvicrës, por asnjëherë nuk është ftuar në ekipin e parë.

Kamberi ka kontratë me Hibernianin deri në vitin 2021 kurse karrierë ka bërë edhe te Grasshoppersi e Karlsruhe.

Kosova në eliminatoret për “Euro 2020” ka tubuar pesë pikë pas tri ndeshjeve në Grupin A, të cilin e përbëjnë edhe Bullgaria e Mali i Zi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme