Kamberi ndërron klub sërish

Prishtinë | 15 Qer 2020 | 13:50 | Nga Ekonomia Online

Florian Kamberi në janar të këtij viti u transferua te Glasgow Rangers në formë huazimi nga Hibernian.

Por pavarsisht paraqitjeve të mira që ka bërë sulmuesi i kombëtares shqiptare, gjasat janë të pakta që ai të qëndrojë te gjigandët skocezë.

Me shumë mundësi, Kamberi do të ndryshojë sërish skuadër gjatë kësaj vere, teksa mediat britanike shkruajnë se mund të transferohet në Poloni.

“Glasgow Times” raporton se për Kamberin interesohen në Poloni dhe konkretisht është klubi i Lech Poznan që dëshiron ta ketë në skuadër sulmuesin. Sigurisht do të duhet të paguajë për kartonin e tij, pasi është nën kontratë me Hibernian deri në qershor të vitit 2022.

Sezonin e shkuar Kamberi realizoi tetë gola, kurse sivjet e ka gjetur rrugën e rrjetës vetëm katër herë në kampionat.

Në të shkuarën ka luajtur me Grasshoper në Zvicër, ndërkohë që një sezon u aktivizua edhe në Bundesliga 2 me Karlsruher.

Të ngjashme