Kamer Qaka do të luajë për kombëtaren e Shqipërisë

Prishtinë | 07 Nën 2017 | 08:53 | Nga

Një futbollist kosovar që ishte vlerësuar lart në moshë shumë të re, do të luajë për kombëtaren e Shqipërisë.

Bëhet fjalë për Kamer Qakën, i cili u përcoll nga skuadra e madhe spanjolle, Barcelona, në moshën 15-vjeçare.

Qaka tash është 22-vjeçar dhe është larg niveleve të Barcelonës. Por, ka arritur nivelet që të marrë ftesë për të luajtur për kombëtaren A të Shqipërisë në futboll.

Mesfushori aktualisht është pjesë e klubit rumun Politehnica Iasi. Ai të hënën është ftuar nga përzgjedhësi i Shqipërisë, Christian Panucci për ndeshjen miqësore ndaj Turqisë që luhet më 13 nëntor në Antalya.

Në fakt, Qaka është ftuar vetëm pasi Amir Abrashi nuk do të mundë të luajë për shkak të një lëndimi. Grumbullimi i kombëtares ka nisur të hënën në qytetin bregdetar turk.

Qaka është rritur në Norvegji dhe ka luajtur për U-17 e U-19 të Norvegjisë. Në këtë vend ka luajtur për skuadra si Valerenga, Raufoss, Honefoss, Sarpsborg e Kristiansund. /KD/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme