Kampi i Icardit kontaktohet nga Real Madridi

Prishtinë | 13 Mar 2019 | 17:36 | Nga Ekonomia Online

Real Madrid duket se i janë afruar stafit të Mauro Icardit për ta diskutuar një mundësi transferi gjatë afatit kalimtar veror, sipas Tuttomercatoweb.

Klubi nga La Liga raportohet të kenë kontaktuar kampin e yllit të Interit këtë të hënë, gjë që koincidon me emërimin e Zinedine Zidane si trajner i ri i klubit.

Ata duket se po përballen me konkurrencë nga Napoli, të cilët ia kanë ofruar nëntë milionë për sezon plus 2 milionë euro bonuse, si dhe nga Juventusi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme