Kampionati Botëror në Xhudo, “Tokio 2019” ekskluzivisht në Artmotion

Prishtinë | 19 Gus 2019 | 10:55 | Nga Ekonomia Online

Nga 25 gusht deri më 1 shtator, zemra e xhudos kosovar do të rrah vetëm në një platformë – Artmotion.

889 xhudoka nga 152 shtete e 5 kontinentedhe në mesin e tyre 5-shja legjendare e xhudos kosovare: Majlinda Kelmendi,Nora Gjakova,Distria Krasniqi,Loriana Kuka dhe natyrisht,Akil Gjakova, të udhëhequr nga Driton Kuka , do të udhëtojnë për në vendlindjen e  këtij sporti në gjah për medaljet e reja.

Për 8 ditë rresht, xhudokat më të mirë në botë do të luftojnë për titujt e kampionëve botëror pikërisht në të njëjtën arenë ku vetëm 1 vit më vonë, me 2020do të luftojnë për medaljen Olimpike.

Gara më e madhe e vitit në xhudo – Kampionati Botëror do të transmetohet vetëm dhe ekskluzivisht në platformën Artmotion.

Të ngjashme