Kampionati Evropian mund të shtyhet për një vit

Prishtinë | 10 Mar 2020 | 13:58 | Nga Ekonomia Online

Kampionati Evropian i futbollit mund të shtyhet për një vit, transmeton “Tuttosport” të martën, njofton Koha.net.

Arsyeja është pas shtyrjeve të shumta të ndeshjeve në kampionatet për shkak të koronavirusit. Kështu që federatat evropiane janë në presion për të mbyllur edicionin me kohë.

“Presioni te UEFA po rritet. Deri më tash kanë lutur gati të gjitha federatat, që Evropiani 2020 të shtyhet, në mënyrë që të luhen kampionatet vendore me kohë”, ka shkruar “Tuttosport”.

Mirëpo, presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin ende po heziton të bëjë këtë.

Po kërkohet që Evropiani të mbahet në verën e vitit 2021.

Evropiani 2020 do të mbahet për herë të parë në 12 vende evropiane, në mesin e tyre edhe Gjermani dhe po ashtu në Itali, vendin që është prekur më së rëndi në Evropë nga koronavirusi. Aktivitetet sportive në Evropë janë ndaluar deri më 3 prill.

Të ngjashme