Kampionati i NBA, fitore për Bostonin dhe Dallasin

Prishtinë | 31 Jan 2019 | 13:37 | Nga Ekonomia Online

Vazhdon momenti pozitiv i Bostonit në kampionatin e NBA. Skuadra nga Massachusetts këtë radhë fitoi ndaj Charlotte me rezultatin 126-94 në një sfidë ku Kyrie Irving nuk u aktivizua duke u lënë sërish pushim nga trajneri Brad Stevens.

Pjesa e parë e sfidës së zhvilluar në TD Garden të Bostonit mes skuadrave ishte e ekuilibruar dhe diferenca në parket u bë vetëm pas pushimit të ndeshjes kur skuadra vendase krijoi një shkëputje të konsiderueshme falë rezultatit të pjesshëm 35-16 duke e goditur rëndë psikologjikisht Charlotte si dhe duke mbyllur përfundimisht historitë e sfidës.

Basketbollisti më i mirë për Bostonin ishte Jaylen Brown me 24 pikë të shënuara dhe 10 topa në tabelë. Ndërsa te Charlotte, shënuesi më i mirë ishte Kemba Walker  me 21 pikë personale

Fitore shënoi edhe Dallas Mavericks që mundi New York në Madison Square Garden 114-90. Këtë radhë ai që spikati për skuadrën teksane ishte Dennis Smith Jr dhe jo talenti slloven Luka Doncic, me 13 pikë, 10 topa në tabelë dhe 15 assist  duke u shpallur edhe lojtari më i mirë i ndeshjes edhe pse më shumë pikë se ai shënuan Wesley Matthews 19 pikë dhe pikërisht Luka Doncic me 16 pikë. Për New Yorkun kjo ndaj Dallasit ishte humbja e 11 radhazi  shënuesi më i mirë ishte debutuesi Kevin Knox me 17 pikë e 5 topa në tabelë, statistika të cilave iu bashkohen ato të Trey Burke me 16 pikë dhe 3 assist./TCH

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme