Kampionati ndërkombëtar i golfit “Trofeu Gjergj Kastrioti”, bën bashkë 24 lojtarë nga Amerika dhe Evropa

Prishtinë | 24 Jan 2020 | 14:47 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nga data 24 deri më 28 maj do të mbahet kampionati ndërkombëtar i golfit “Trofeu Gjergj Kastrioti”, ndërmjet 14 lojtarëve më të mirë nga Amerika dhe atyre nga Evropa, raporton Ekonomia Online.

Këto detaje janë bërë publike në një konferencë për medie. Kryetar  i Federatës së “Golfit”, Lavdim Zylfiu, tha se kjo është ngjarja më e rëndësishme në këtë sport.

“Federata e Golfit këtë vit gjatë muajit maj nga data 24 deri më 28 maj në Gjermani do ta organizon kampionatin ‘Gjergj Kastrioti’ dhe kjo do të jetë ngjarja më e madhe në historinë shqiptare. Kjo ngjarje do të jetë edhe diplomacia më e madhe e Kosovës. Kjo garë do të jetë midis 14 lojtarëve më të mirë nga Amerika dhe 14 më të mirë nga Evropa”.

“Nga kontinenti Amerikës 14 shqiptarët janë miks, kjo garë do të jetë tradicionale dhe këtë vit në Gjermani dhe viti e ardhshëm në Amerikë dhe besojmë që vitin 2024 të ndodhë në Kosovë. Në garën radhës që do të mbahet ndërmjet shqiptarëve të Amerikës dhe atyre të Evropës do të ketë edhe femra”.

“Federata këtë vit pritet të pranohet në EGA, por neve na duhet një ndihmë nga shteti që ta përfaqësojmë Kosovën në gara ndërkombëtare dhe pse jo të mos jemi në garën e vitit 2024”, tha ai.

Kapiten i lojtarëve të Amerikës Florim Bajraktari, tha se nuk është me rëndësi se kush fiton, por që e rëndësishme është se shqiptarët po bëhen bashkë, raporton EO.

“Ekipi jonë prej Amerikës jemi të përzier nga të gjitha shtetet dhe shumica prej lojtarëve janë nga New York. Biletat janë rezervuar dhe t’i gjithçka është gati”.

“Nuk është me rëndësi kush fiton e kush humb e kush fiton me rëndësi është që ne do t’i bashkojmë shqiptarët”.

Të ngjashme