Kampionë në ring dhe jashtë tij

Prishtinë | 16 Sht 2018 | 16:03 | Nga

Në zemrën e Porto-Rikos janë dy arena: ajo në formë diamanti e bejsbollit dhe ringu i boksit. Emilio Lozada 35-vjeçar e gjeti veten në ring, përcjell Koha Ditore shkrimin e NYT.

“Është qartë e mbjellë në kulturën tonë”, thotë Lozada, drejtor i akademisë së boksit Monterrey në Bayamon. “Edhe njerëzit që në fakt nuk boksojnë janë shumë të intriguar nga sporti”. Në të vërtetë, për Lozadan është duke përkthyer Ricardo Figueroa, njeriu që manaxhon boksierët e Lozadas. Lozada thotë se shumë portorikanë identifikohen me mundësinë për të dalë nga asgjëja dhe luftuar për ëndrrat e tyre.

Që kur boksi është legalizuar në Porto-Riko në vitin 1927, ishulli ka nxjerrë disa kampionë bote, duke filluar me Wilfred Benitezin, që në vitin 1981 në moshën 22-vjeçare u bë kampioni më i ri i botës në histori të sportit.

Që nga atëherë, shumë luftëtarë, përfshirë Felix Trinidad, Miguel Cott, Hector Camacho dhe Amanda Serrano, kanë pushtuar vëmendjen e tifozëve dhe të boksierëve të rinj.

Orlando Gonzalez, që bokson për klubin Atlantic Gym në Aguadilla, një qytet në rajonin veriperëndimor të ishullit, e sheh boksin si një rit familjar, një lloj trashëgimie.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme