Kampionët në fuqi po humbin edhe ndeshjen e dytë

Prishtinë | 23 Qer 2018 | 20:51 | Nga

Ka përfunduar pjesa e parë, dhe Gjermania është duke humbur 0-1 ndaj Suedisë në ndeshjen e dytë në grup.

Toivonen është autori i golit për Suedisë, i cili realizoi në minutën e 32 të ndeshjes.

Takimin e parë në grup, Gjermania u mund 1-0 nga Meksika dhe nëse edhe në këtë ndeshje do të humbiste, atëherë kampionët e botës do ta mbyllnin këtu aventurën e tyre në këtë botëror.

Megjithatë janë edhe shumë minuta për t’u luajtur dhe gjithçka mund të ndodh në këtë takim.

Të ngjashme