Kampionët në fuqi presin kryesuesit aktualë, Prishtina udhëton drejt Klinës

Prishtinë | 02 Nën 2019 | 11:46 | Nga Ekonomia Online

Java e 13 e IPKO Superligës në Kosovë ngriti siparin dje me sfidën mes Llapit dhe Drenicës, ndërsa sot do të vijojë me 3 takime të tjera, që gjithashtu do të startojnë në orën 13:00 dhe do të transmetohen në ekranin e Supersport.

Kështu Prishtina e rilindur me Armend Dallkun në pankinë, do të udhëtojë drejt Klinës për t’u përballur me Dukagjinin, që momentalisht rezulton skuadra më e dobët e kampionatit, me vetëm 7 pikë të grumbulluara.

Kryeqytetasit janë ngjitur në kuotën e 23 pikëve, vetëm 3 pikë larg kreut ,që mund ta kapin sot nëse marrin pikët maksimale ndaj Dukagjinit, duke qenë se Ballkani do të luajë në një transfertë mjaft të vështirë.

Skuadra nga Theranda do të përballet me kampionët në fuqi, Feronikelin, në stadiumin “Rexhep Rexhepi” të Drenasit. Ndonëse vendasit vijnë pas një momenti të vështirë dhe ndryshimit në pankinë, kjo sërish nuk ua heq atyre statusin e favoritëve për të marrë fitoren ndaj kryesuesve.

Sfida tjetër është ajo mes Trepçës ’89 dhe Vushtrrisë, ku skuadra vendase do të kërkojë suksesin e tretë radhazi për këtë sezon, që do ta largonte njëherë e mirë nga zona e ftohtë e rënies nga kategoria./supersport

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme