Kampioni e mbyll kampionatin me humbje

Prishtinë | 28 Maj 2017 | 20:24 | Nga

Kampioni i ri i Kosovës, Trepça ’89 ka marrë trofeun e fituar për edicionin 2016/17.

Në ndeshjen e fundit e cila u zhvillua në ‘Riza Lushta’, 89-shi ka pësuar humbje nga Ferronikeli 0-3.

Vetëm pas 10 minutash lojë, drenicasit kaluan në epërsi me golin e talentit Mendurim Hoti.

Në minutën e 33-të ishte sulmuesi afrikan, Abu Razard që shënoi për epërsinë e dyfishtë të Niklit.

Me epërsinë 0-2 të Feronikelit përfunduan 45 minutat e parë të kësaj sfide.

Në pjesën e dytë, vendasit kërkuan të shënonin për ta barazuar rezultatin por një gjëje të tillë nuk ia arritën.

Golin e tretë për ‘Niklin’ arriti ta shënoj sulmuesi gjakovar Mevlan Zeka në minutën e 81-të.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme