Kampioni i Kosovës fillon me kampionin e Andorrës

Prishtinë | 17 Kor 2020 | 12:49 | Nga Ekonomia Online

Kampioni i Kosovës në futboll do të luaj ndaj kampionit të Andorrës në gjysmëfinale të raundit preliminar të Ligës së Kampionëve për edicionin 2020\2021. Shorti për këtë fazë të garave është tërhequr të premten.

Ndeshjet gjysmëfinale do të luhen më 8 gusht, ndërsa finalja e raundit preliminar më 11 gusht. Të gjitha ndeshjet do të luhen në Nyon të Zvicrës.

Kampioni i Kosovës në futboll nuk është përcaktuar ende, njëjtë si ai i Andorrës. Në gjysmëfinalen tjetër do të takohen kampioni i San Marinos me kampionin e Irlandës së Veriut. Kampion i San Marinos është Tre Fiori, kurse i Irlandës së Veriut është Linfieldi.

Kampioni i Kosovës ishte bartës në short, së bashku me atë të Irlandës së Veriut.

Të ngjashme