Kampioni olimpik i shpëton një aksidenti të tmerrshëm komunikacioni

Prishtinë | 27 Gus 2019 | 11:10 | Nga Ekonomia Online

Kampioni i dyfishtë olimpik, David Rudisha, ka shpëtuar pa lëndime nga një aksident i tmerrshëm komunikacioni, ku me veturën e tij është përplasur ballë për ballë me një autobus në vendlindjen e tij, Keni.

Rekordmeni i botës në 800 metra vrapim po udhëtonte në autostradën Nairobi-Kisumu në fundjavë, kur i krisi një nga gomat, duke çuar te aksidenti me autobusin.

Rudisha ishte dërguar në spital pas aksidentit, ku është trajtuar për lëndime të vogla.

Atleti 30-vjeçar lëshoi një deklaratë në Twitter të hënën për incidentin, ku ka falënderuar Zotin që shpëtoi.

Të ngjashme