Kampioni olimpik vendos rekord bote në 100 metra bretkosë

Prishtinë | 22 Kor 2019 | 16:02 | Nga Ekonomia Online

Notari britanik Adam Peaty është bërë i pari që ka notuar 100 metra stil bretkosë nën 57 sekonda. Ai ka thyer të dielën rekordin e tij të botës, duke notuar për 56.88 sekonda. Britaniku 24-vjeçar ka dominuar në vitet e fundit në 100 dhe 50 metra bretkosë, duke vendosur 14 rekorde në 100 metra bretkosë.

Ai rekordin e fundit e ka vendosur në gjysmëfinale të Botërorit që po mbahet në Gwangju të Koresë së Jugut.

Ai është i pamposhtur në pesë vitet e fundit në këtë distancë në gara të mëdha.

“Qartë, se kam qenë duke i ndjekur këtë kohë për tre vjet. Që nga Lojërat Olimpike të vitit 2016 në Rio de Janeiro, unë kam menduar se mund të notoj më shpejt”, ka deklaruar Peaty.

Të ngjashme