Kampionia nuk kërkon fat në short, por në ditën e ndeshjes

Prishtinë | 12 Qer 2018 | 09:02 | Nga

Skuadra e Dritës më 22 qershor merr udhë për në Gjibraltar, ku më 26 qershor debuton në skenën ndërkombëtare, përkatësisht në kualifikimet për Ligën e Kampionëve.

Se me cilën skuadër do të takohet kampionia e Kosovës në futboll do të caktohet të martën (sot) kur hidhet shorti për raundin preliminar të Ligës së Kampionëve, garën elitare evropiane të klubeve të futbollit. Të martën (sot) kundërshtarin e mëson edhe Prishtina, që paraqitet në Ligën e Evropës, shkruan Koha Ditore.

Në raundin preliminar garimin në Champions e nisin vetëm katër skuadra, kampionet e vendeve të ranguara më së ulëti në UEFA.

Do të luhen dy gjysmëfinale dhe finalja. Gjysmëfinalet janë në program më 26 qershor, ndërsa finalja më 29 qershor. Të gjitha ndeshjet e raundit preliminar, që është përfshirë për herë të parë, luhen në stadiumin Victoria në Gjibraltar. Stadiumi ka kapacitet prej 2000 vendesh dhe fusha është e mbuluar me bar artificial.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme