Kampionia Olimpike shet medaljet për tu ushqyer

Prishtinë | 01 Mar 2017 | 13:56 | Nga

Olga Korbut, ish-gjimnastja ruse që në Lojërat Olimpike të vitit 1972 (të zhvilluara në Munich, Gjermani) shkëlqeu me paraqitjen e saj, duke fituar 3 medalje (dy të arta dhe një argjendi), sot nuk ka asnjë medalje për të varur në qafë.

Ajo i ka shitur të tri medaljet e fituara, pasi ishte në vështirësi financiare. Lajmin e kanë konfirmuar mediat ruse, që shtojnë se Korbut, tashmë 61-vjeçe, është e mbytur në borxhe. Prej vitit 1991 ajo emigroi në Amerikë, ku dhe jeton, por në kushte të vështira (mban edhe nënshtetësinë amerikane).

Lajmin e shitjes së medaljeve të arta e konfirmoi edhe “Heritage Auctions”, që tha se Olga Korbut vuri në ankand 32 medalje që kishte fituar në karrierën e saj, mes të cilave edhe dy të arta e një argjendi, që pat fituar në “Munich 1972”.

Ato janë shitur gjatë një ankandi të zhvilluar on-line, gjatë fundjavës së kaluar, për vlerën 333,500 mijë dollarë. “Medaljet shpëtuan nga uria Korbut”, ka thënë e përditshmja britanike “Guardian”. Ish-gjimnastja ruse pat fituar 3 të arta në Mynih, por njëra prej tyre është vjedhur, vite më parë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme