Kampionia shqiptare në peshëngritje rezulton me doping

Prishtinë | 20 Gus 2022 | 17:11 | Nga Ekonomia Online

Tronditet sërish peshëngritja shqiptare, Evangjelia Veli rezulton me doping në Kampionatin Europian.

Shqiptarja që u shpall kampione Europe më 29 maj në Kampionatin Europian të zhvilluar në Tiranë nga ku mori 2 medalje të arta dhe një të argjendtë.

“Top Channel” raporton se pak ditë më parë Veli ka marrë rezultatin e analizave të dopingut nga ku ka rezultuar pozitive me doping, duke lëkundur ndjeshëm pozitat dhe karrierën e saj.

Testi i saj A ka patur gjurmë stanazololi sipas Qendërs Ndërkombëtare të Testimeve. Në të tregohet qartë se në këtë test të parë janë gjetur gjurmë elementësh të konsideruar doping si Stanazololi, një ndër elementët më të fuqishëm të dopingut që kanë prekur e kanë përdorur shumë sportist edhe në të shkuarën.

Ndaj sportistet Veli janë marrë masa pezullimi të përkohshme ndërkombëtare por edhe nga federata shqiptare e peshngritjes, deri në pritje të Testit B që tashmë është kryer nga sportistja pasi ka patur afat deri më 3 gusht.

Nëse edhe testimi B do të nxjerrë të njëjtën përgjigje, atëherë gjithcka do të jetë përfundimtare dhe Evangjeli Veli si përsëritëse, rrezikon deri në 8 vite pezullim, pasi edhe në vitin 2018 ka rezultuar pozitive ndaj dopingut sërish, me steroid anabolik.

Rezultati i testit B del në muajin shtator dhe deri atëherë burime pranë sportistet bëjnë me dije se do të ndërmarrë edhe hapa ligjorë kundër Qendrës Ndërkombëtare të testimeve Antidoping për t’u mbrojtur.

Evangjeli Veli me 3 medaljet e fituara 2 ari dhe një argjendi do të përfitonte 72 milion lekë të vjetra nga shteti shqiptarë të cilat për momentin janë ngrirë dhe në rast se edhe testi B rezulton i njëjtë jo vetëm që nuk do t’i marrë por edhe do t’i duhet të dorëzojë 3 medaljet e marra.

Të ngjashme