Kampionit të botës i pezullohet licenca e boksit pas videos se si të goditen femrat

Prishtinë | 30 Mar 2020 | 16:18 | Nga Ekonomia Online

Kampionit të botës në boks, Billy Joe Saunders i është pezulluar licenca e boksit nga Bordi i Kontrollit të Boksit në Britani (BBBofC), pasi ka publikuar një video duke këshilluar meshkujt se si të godasin femrat, njofton BBC, transmeton Koha.net.

Në video, Saunders përdor thesin e boksit dhe shpjegon se si të reagosh nëse të bën zhurëm femra dhe ka treguar se si të godasësh në nofull.

Ai më vonë kërkoi falje, duke thënë se kurrë nuk është për dhunën familjare.

Promotori i Saundersit, Eddie Hearn ka mbetur i shtangur nga video, të cilën e ka quajtur “idiote”.

Shefja-ekzekutive e organizatës “Refuge” që është për të ndihmuar viktimt e dhunës familjare, Sandra Horley, ka thënë se video është e rrezikshme dhe shokuese.

Krerët e boksit në Britani kanë reaguar, duke ia pezulluar licencën.

“Ne kemi pezulluar licencën e boksit deri në seancën dëgjimore, në një kohë dhe vend për t’u konfirmuar së shpejti”, është thënë nga BBBofC.

Të hënën, kampioni i botës në boksin profesionist në kategorinë super të mesme në versionin WBO, ka thënë se do të jap donacion 25 mijë funte për organizatat bamirëse për viktimat e dhunës familjare.

Ai ka treguar se ka marrë kërcënime të shumta pas videos. Saunders fitoi titullin e botës në maj të vitit të kaluar duke e mposhtur me vendim unanim pas 12 raundeve boksierin shqiptar Shefat Isufi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme