Kandidatët për kreun e KOK-ut zotohen se do t’i mbështesin të gjithë sportistët

Prishtinë | 25 Mar 2021 | 20:00 | Nga Fitore Berisha

Në mbledhjen e Asamblesë Zgjedhore të Komitetit Olimpik të Kosovës, të tre kandidatët për kreun e KOK-ut u shprehen optimistë se do ta fitojnë garën, duke u zotuar se do të angazhohen në përmirësimin e kushteve për sportistët, raporton Ekonomia Online.

Kandidati për kreun e KOK-ut, Besim Hasani, është zotuar se do t’i mbështesë sportistët, duke u krijuar mundësi të shfaqin veten.

Ndërsa, kandidati tjetër, Ismet Krasniqi tha se do të angazhohet në organizimin e ngjarjeve të mëdha sportive.

Po ashtu, edhe kandidatja tjetër, Linda Shala, tha se të gjithë sportistët do ta kenë derën e hapur për të paraqitur çdo ankese apo kërkesë që kanë.

No description available.
No description available.
No description available.

Të ngjashme