Kandidati i PDK-së për kryetar të Podujevës premton përkrahje për K.F. “Llapi”

Podujevë | 13 Mar 2020 | 12:33 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati i PDK-së për kryetar të Podujevës, Naim Fetahu, ka vizituar klubin futbollistik “Llapi”, ku u prit nga trajneri Tahir Batatina, raporton Ekonomia Online.

Fetahu i cili synon të udhëheq me Podujevën, ka premtuar investime në sportin e këtij qyteti.

“Ju siguroj se në kuadër të mbështetjes sime si kryetar komune do të jap mbështetje të veçantë KF. Llapit, por edhe klubeve tjera që funksionojnë në komunën tonë. Mbështetja do të jetë meritore sepse klubet të cilat na përfaqësojnë me rezultate të mira meritojnë mbështetjen tonë dhe do të bëjmë çmos që t’i ndihmojmë klubin e Llapit për të arritur rezultate edhe më të mira”.

“Duke u njohur gjatë me trajnerin si në kohë të vështira edhe në luftë kemi qenë bashkë, jam i sigurt se do të bëjmë më të mirën për klubin. Mbështetja e ndihmon klubin me kryesuar tabelën sepse e meriton ta kryesojë tabelën për emrin e Fadil Vokrrit, ku na ka bërë të ndihemi krenar të gjithëve”, tha Fetahu.

Në anën tjetër, trajneri i klubit, Tahir Batatina, ka falënderuar Fetahun për vizitën e bërë në këtë klub, raporton EO.

“Falënderoj kryetar për vizitën e bërë sot. Ne ai klub dhe kryesi do të jemi afër institucioneve, të bashkëpunojmë bashkërisht për të mirën e qytetarëve, të sportit dhe mendoj se një bashkëpunim i mirë do të arrijë që Llapi të jetë në katër skuadrat më të mira në Kosovë”.

“Kemi arritur të marrim donacione nga FIFA dhe UEFA dhe kemi arritur të bëjmë një infrastrukturë të mirë, por besoj se ka mbetur ende punë për t’u finalizuar por shpresoj që ditët në vijim në përkrahje maksimale të institucioneve tona që më të vërtetë rajonin Llapit të arrijë synimet që i kemi si skuadër të shpallemi kampion”, tha Baratina.

Të ngjashme