Kandidati për president të Barcelonës ka shpresa se Messi do të rinovojë kontratën

Prishtinë | 10 Sht 2020 | 15:37 | Nga Ekonomia Online

Për pak, Barcelona ishte gati të mbetet pa ikonën e klubit, pasi Lionel Messi, më i miri në botë, deshi të largohet nga Camp Nou.

Ai haptazi kishte treguar për dëshirën që të shijojë një tjetër aventurë, por Barcelona nuk e la, duke ia bërë me dije se largimi mund të bëhet vetëm nëse paguhet klauzola 700 milionë euro.

Kandidati presidencial i Barcelonës, Jordi Farre, pranon se intervista e fundit e Lionel Messi ka ndihmuar në rritjen e vrullit për një votim mosbesimi kundër bordit aktual të klubit.

Ai gjithashtu ka ende shpresa që Messi të mos largohet as në vitin 2021.

“Messi tha se nuk ka asnjë projekt dhe bordi e gënjeu atë, të gjitha ‘shoqëritë’ duhet të nënshkruajnë mocionin e mosbesimit”, i tha Farre Goal. “Grumbullimi i nënshkrimeve u nxitua pas atyre që tha Messi për Goal, ritmi u dyfishua pas asaj, mbase ai duhet të kishte përdorur një strategji tjetër, por e rëndësishme është që ai po qëndron dhe unë ende mendoj se është e mundur ta bindim atë për të rinovuar kontratën”. 

Të ngjashme