Kanë kaluar mbi një mijë ditë nga humbja e fundit e Origit në Premierë Ligë

Prishtinë | 21 Jan 2020 | 17:14 | Nga Ekonomia Online

Divock Origi nuk luan shumë te Liverpooli, por që nuk ka pësuar humbje më shumë se një mijë ditë në Ligën Premier.

Sulmuesi belg mund të mbahet mend nga sezoni i kaluar për golin e fitores ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve, por tani edhe për rekordin e tij në ligën angleze.

Ai arriti të shënonte edhe në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Tottenham Hotspurit në minutën e 87-të, duke treguar për rëndësinë që ka në skuadrën e The Reds.

Nëse kërkojmë në Transfermarkt, aty shihet se Origi nuk ka marrë rezultate negative në rreth 1.002 ditë, që i bije në total 24.048 orë, 1,442,880 minuta e 86,572,800 sekonda.

Humbja e tij e fundit ishte më 23 prill të vitit 2017 ndaj Crystal Palaces 2-1, e që nga atëherë ka marrë vetëm fitore e barazime.

Këto ishin rezultatet e marrë nga Origi që nga humbja para gati tri vitesh

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme