Kante në radarin e Realit

Prishtinë | 19 Mar 2019 | 12:12 | Nga Ekonomia Online

Real Madridi nuk është i interesuar vetëm për lojtarin e Chelseat, Eden Hazard, por edhe për mesfushorin N’Golo Kante.

Siç shkruajnë mediume të ndryshe evropiane “Los Blancos” janë në garë me Juventusin dhe PSG-në për ta bindur mesfushorin energjik të transferohet në Spanjë.

Francezi te Chelsea u transferua në vitin 2016 nga Leicester City dhe ka qenë ndër lojtarët kyç në sukseset e fundit të Chelseas, me të cilët fitoi edhe titullin e kampionit në Angli si dhe FA Cup.

27-vjeçari me blutë e Londrës ka kontratë deri në qershor të vitit 2023.

Të ngjashme