Kapet parulla “Kosova është Serbi” në Çeki

Prishtinë | 14 Nën 2019 | 18:20 | Nga Ekonomia Online

Disa orë para ndeshjes Kosovë- Çeki, policia çeke ka arrestuar një grup çekësh të cilët mbanin parulla antikosovare.

Ky grup i ultrasve çek mbanin parulla me slogane ‘’Kosova është Serbi’, sikurse në Kosovë që tetë çekë planifikuan aksionin e njëjtë në lojën Kosovë-Çeki, por u kapën nga Policia e Kosovës në shtator të 2019.

Prapa saj është zbuluar se po qëndrojnë tifozët ultras të klubit të madh në Çeki, Slavia Prague, të njëjtit që në Beograd bën thirrje me tifozët serbë ‘Kosova është Serbi’.

Policia e Çekisë ka arritur identifikimin e tyre dhe ka arrestuar ata në Plzen, kështu duke parandaluar një esksalim të situatës në stadium dhe një incident të rëndë mes dy shteteve.

Kjo ndeshje po monitorohet nga njësi të mëdha të policisë çeke pasi po cilësohet si lojë e rrezikshme ku mund të përcillet me fyerje dhe ofendime në drejtim të lojtarëve të Kosovës, për këtë UEFA ka dërguar edhe disa delegatë shtesë të saj në Plzen sonte.

Ndërkaq pas këtyre arrestimeve, ka folur edhe shefi i asociacionit të futbollit të Republikës Çeke, Martin Malik, ku tha se kërkon nga tifozët çekë të abstenojnë nga çdo lloj lidhje me Kosovën.

‘’Do të dëshiroja ti kërkoja të gjithë tifozëve çekë të abstenojnë nga çdo lloj lidhjeje me Kosovën, veçanërisht ato politike, aludime, fjalime apo gjeste, qoftë në formë verbal apo të shkruar grafike, banderola, ose mbishkrime në rroba”, tha Malik, transmeton Gazeta Metro.

Ai shtoi se nuk do dëshironte që për shkak të këtyre gjërave të ndëshkoheshin ekipi i tyre. ‘’Jam i bindur që gjëja e fundit që dikush dëshiron është një ndëshkim ndaj kombëtares Çeke, që në fund të fundit mund të nënkuptojë që as në EURO 2020, nuk mund të shkojmë. UEFA e ka bërë të qartë, se manifestimet e çdo lloji racor apo politik nuk përkasin me futboll dhe nuk do tolerohen’’, shtoi Malik, transmeton Gazeta Metro, përcjell Periskopi.

Por, si një nga kundërshtarët më të zhurmshëm të Kosovës, në republikën çeke është edhe kreu i shtetit. Në mesin e shtatorit, presidenti Milos Zeman hapi një debat nëse Republika Çeke duhet ta tërheq njohjen e Kosovës.

Kujtojmë se edhe në lojën e parë, Policia e Kosovës i kishte ndaluar tetë çekë, ku iu është zënë një flamur i Serbisë, një flamur anti kombëtarë, një dron, një kamerë, dy radiolidhje dhe gjashtë thika të vogla.Mjetet e zëna dyshohet se ata i kishin planifikuar që t’i përdorin në ndeshjen e Kosovë – Çeki, ku do të shfaqej flamuri në dron.

Nuk dihet nëse janë të njëjtit persona të kapura nga policia çeke në Plzen, sikurse ata që ishin arrestuar në Kosovë në shtator të 2019.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme