Kapitenët e veçantë të Botërorit në Rusi

Prishtinë | 12 Qer 2018 | 11:28 | Nga

Disa janë relativisht të rinj, derisa të tjerët mund të llogarisin në vitet e përvojës. Disa janë debutues në Kupën e Botës në futboll, ndërsa të tjerë janë fytyra të njohura në nivelin global.

Lojtarët e përzgjedhur për të qenë kapitenë të përfaqësueseve të tyre në kupën e botës në futboll “Rusia 2018” janë të gatshëm për të dalë në fushë, por vetëm një prej tyre mund ta plotësojë ëndrrën për të ngritur lart trofeun e famshëm më 15 korrik në Moskë.

Me afrimin e shpejtë të fillimit të Botërorit, “FIFA.com” prezanton tregimet unike prapa pesë kapitenëve të përfaqësueseve në Kupën e Botës, shkruan Koha Ditore.

I gatshëm të bëhet rekordmen – Essam El Hadary (Egjipt, portier)

Ashtu si qëndrojnë gjërat tash, ish-portieri i Kolumbisë, Faryd Mondragon, mban rekordin si lojtari më i vjetër që është paraqitur në Kupën e Botës. Ai ishte paraqitur në “Brazili 2014” me moshë prej 43 vjet e tri ditë. Tani, vetëm katër vite më vonë, ai rekord është i rrezikuar. Kapiteni dhe portieri i Egjiptit, Essam El Hadary, do të startojë në Rusi me moshë 45 vjet e 150 ditë. Ai duket të jetë i vendosur të marrë primatin si lojtari më i vjetër në histori të turneut më të madh të futbollit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme