Kapiteni 30 vjeçar i ekipit algjerian vdes në fushë

Prishtinë | 26 Dhj 2021 | 12:14 | Nga Ekonomia Online

Sofiane Lokar, kapiteni i ekipit algjerian Mouloudia Saida, ka ndërruar jetë të shtunën pas një ataku kardiak.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ndeshjes së skuadrës së tij kundër Oran Association, të shtunën, në ligën e kategorisë së dytë algjeriane.

Sufian Lokar, 30 vjeç, u rrëzua papritur në fushë gjatë ndeshjes dhe stafi mjekësor nxitoi për t’i shpëtuar jetën, por ai dha frymën e fundit, pasi pësoi një atak në zemër.

Sofiane ishte martuar vetëm një javë më parë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme