Kapiteni i Kosovës hero, shikoni si e shpëton golin e sigurt

Prishtinë | 04 Nën 2019 | 12:27 | Nga Ekonomia Online

Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani ishte protagonist në triumfin e djeshëm ndaj Breshas teksa shpëtoi skuadrën nga një gol i sigurt, duke i siguruar 3 pikë të arta Veronës.

Paraqitje fantastike kosovarin, ndaj të cilit nuk kanë munguar elozhet nga mediat italiane.

“Pëson një goditje të fortë në mesin e pjesës së parë, por shtrëngon dhëmbët dhe mbyll një tjetër paraqitje pozitive. Vendimtar për fitoren me shpëtimin në vijën fatale kundrejt Bisolit në pjesën e parë”, shkruhet në vlerësimet e portalit italian “TMW”.

Verona ka mbrojtjen më të mirë në Serie A së bashku me Juventusin ku pas 11 javësh kanë pësuar vetëm 9 gola.  Më poshtë mund të shihni momentin në fjalë, ku Rrahmani “fluturon” për të larguar topin nga vija e portës së tij.

Të ngjashme