Kapiteni i Malit të Zi: Jam fans i Kosovës

Prishtinë | 07 Qer 2019 | 23:19 | Nga Ekonomia Online

Fatos Beqiraj me deklaratën e dhënë sonte pas ndeshjes kundër Kosovës do të ketë nervozuar jashtëzakonisht shumë politikën e Serbisë.

Ai i ka dhënë komplimentet më të larta përfaqësueses së Kosovës në futboll. Madje ka thënë se përcjell çdo ndeshje të Kosovës, teksa ka përmendur se kur nuk arrinë t’i shikojë live ndeshjet i shikon më pas momentet më të rëndësishme.

Fillimisht ka thënë se kur është hedhur shorti është lutur që mos t’i bije Kosova në grupin me Malin e Zi.

“Normalisht ndjenjë e çuditshme kur është hedhur shorti kam pasur vetëm një dëshirë të mos përballem me Kosovën por shorti deshi kështu”.

Të ngjashme