Kapiteni i Perusë: Kjo fitore shkon për Jefferson Farfan

Prishtinë | 26 Qer 2018 | 18:57 | Nga

Peruja arriti fitoren e parë në Kupën e Botës 2018 dhe kapiteni i amerikano-latinëve, Paolo Guerrero autor i golit të dytë në fitoren 2-0 që arritën përballë Australisë ia ka kushtuar këtë fitore shokut të lënduar Jefferson Farfan.

“Kjo fitore është për popullin tonë dhe për Xhefersonin. Vitin e ardhshëm ne kemi një sfidë të re në Copa America në Brazil. Ne treguam se Peruja mund të luajë si e barabartë me të gjithë”.-deklaroi sulmuesi peruan në konferencën për shtyp pas takimit.

Peruja dhe Australia u eliminuan nga turneu i vitit 2018 që në fazën e grupeve, ndërsa Danimarka dhe Franca siguruan një biletë për në raundin tjetër.

Të ngjashme