Kapiti, qendra e ardhshme e Kosovës

Prishtinë | 17 Qer 2018 | 10:36 | Nga

Në fillim të kësaj jave Përfaqësuesja A e Kosovës në basketboll ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet e fundit eliminatore të botërorit “Kina 2019”.

Në stërvitjen e parë, prej 15 lojtarëve, të pranishëm ishin edhe katër që janë ftuar për herë të parë, shkruan Koha Ditore.

Në mesin e tyre ishte edhe qendra Dardan Kapiti (205 cm).

Kapiti, 18-vjeçar, është lojtari më i ri në listën që seleksionuesi Brad Greenberg e ka publikuar për ndeshjet me Hungarinë (28 qershor) dhe Poloninë (1 korrik) në Prishtinë në kuadër të Grupit C, ku bën pjesë edhe Përfaqësuesja e Lituanisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme