Karateistët kosovarë po përgatiten për fitore në Serbi

Prishtinë | 30 Mar 2018 | 08:57 | Nga

Herolind Nishevci ka treguar formë të lartë këtë vit, ndërsa aktualisht është duke u përgatitur për garën e dytë më të fortë të 2018-s, shkruan sot Koha Ditore.

Karateisti më i mirë në vend po përgatitet për kampionatin evropian për seniorë, që mbahet prej 10 deri më 13 maj.

Nëse ia del të fitojë medalje në evropian, atëherë do të jetë medalje nga një garë që ofron një ndjenjë ndryshe nga evropianët e zakonshëm.

Evropiani i vitit 2018, i 53-ti me radhë, mbahet në Novi Sad të Serbisë. Nëse eventualisht Nishevci apo ndonjë karateist kosovar fiton medalje të artë në këtë evropian dhe nëse çdo gjë shkon sipas rregulloreve, atëherë në Novi Sad do të intonohet himni i Kosovës dhe lart do të ngrihet flamuri i Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme