Karateistët të bindur se Spanja do të respektojë ata dhe simbolet

Prishtinë | 27 Shk 2019 | 09:08 | Nga Ekonomia Online

Plot 12 karateistë do të prezantojnë Kosovën në kampionatin evropian, që prej 28 deri më 31 mars mbahet në Guadalajara të Spanjës. Vjet Kosova nuk u lejua të marrë pjesë fare në kampionatin evropian të karatesë që u mbajt në Novi- Sad të Serbisë. Karateistëve kosovarë nuk iu lejua hyrja në territorin e Serbisë.

Ata morën pjesë në kampionatin botëror, që u mbajt në Madrid në nëntor, por pa simbole shtetërore. Autoritetet spanjolle nuk lejuan flamurin e Kosovës, ndërsa në vend të shkurtesës “KOS”, karateistët kosovarë fillimisht në shpinë kishin shkurtesën “WKF” të Federatës Botërore të Karatesë e më pas atë “KKF” të Federatës së Karatesë së Kosovës. Autoritetet spanjolle vetëm në këtë mënyrë lejuan paraqitjen e Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Në Federatën kosovare të Karatesë janë plotësisht të sigurt që Spanja nuk do të bëjë telashe për prezantim me të gjitha simbolet të garuesve kosovarë në evropianin për sendorë, që mbahet në Guadalajara pas një muaji.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme