Karateistja Fortesa Orana eliminohet qysh në rrethin e parë të Lojërave Mesdhetare

Prishtinë | 27 Qer 2022 | 12:59 | Nga Ekonomia Online

Karateistja Fortesa Orana, është eliminuar qysh në raundin e parë të Lojërave Mesdhetare “Oran 2022”.

Orana është mposhtur nga karateistja tuniziane, Chehinez Jemi.

Lufta është zhvilluar në kategorinë deri në 68 kilogramë.

“Kanë nisur garat e sotme të karatesë në Lojërat Mesdhetare Oran 2022, ku garuesja jonë e parë ishte Fortesa Orana. Karateistja jonë u mund nga tunizianja, Chehinez Jemi, në raundin e parë të kategorisë +68 kg” njofton Komiteti Olimpik i Kosovës përcjell Klankosova.tv.


Të ngjashme