Karatsev arrin në gjysmëfinale të “Australian Open” në debutimin e tij në një Grand Slam

Prishtinë | 16 Shk 2021 | 10:39 | Nga Ekonomia Online

Tenisti rus Aslan Karatsev, i renditur në pozitën e 114-të në botë, ka mposhtur bullgarin Grigor Dimitrov, që pati problem me lëndim, duke u bërë personi i parë në epokën profesioniste të tenisit që ka arritur në gjysmëfinale në paraqitjen e parë në një Grand Slam.

Rusi, që në “Australian Open” arriti nëpërmjet kualifikimeve, triumfoi me 2:6, 6:4, 6:1 dhe 6:2.

Dimitrov kishte vështirësi të lëvizte dhe mori trajtim në shpinë gjatë meçit.

Karatsev 27-vjeçar në gjysmëfinale do të përballet me fituesin e duelit mes Novak Gjokoviqit dhe Alexander Zverevit.

Në gjysmëfinale të “Australian Openit” në konkurrencë të femrave arriti japonezja Naomi Osaka. Ajo mposhti tajvanezen Hsieh Su-wei me 6:2, 6:2.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme