Karikatura e Ditës: Ulreich ia dhuroi Real Madridit një vend në finale

Prishtinë | 02 Maj 2018 | 16:41 | Nga

Protagonist i karikaturës së ditës të Goal.com për ditën e mërkurë është portieri i Bayern Munichut, Sven Ulreich me gafën e tij të pafalshme.

Ulreich bëri një gabim trashanik që i kushtoi Bayern Munichut me eliminim nga Liga e Kampionëve, pasi u mposht nga Real Madridi me rezultat të përgjithshëm 4-3 në gjysmëfinale.

Ulreich e bëri gabimin bizar në fillim të pjesës së dytë teksa tentoi ta kapte topin e kthyer mbrapa nga Corentin Tolisso, por më vonesë e kuptoi se nuk do të guxonte ta prekte topin me dorë. Si pasojë, zëvendësuesi i numrit një Manuel Neuer, rrëshqiti duke ia mundësuar Karim Benzemas të shënojë golin e dytë personal të mbrëmjes, i cili edhe e dërgoi Realin në finalen e Kievit.

“Gabimi i kushtueshëm i Sven Ulreich përfundimisht ia dhuroi Real Madridit një vend në finale të Ligës së Kampionëve pas barazimit 2-2 të së martës mbrëma kundër Bayernit në ‘Bernabeu’!”, e ka përshkruar Goal.com Karikaturën e Ditës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme