Karim Adeyemi, ylli i Salzburg që ka futur në ‘luftë’ Real Madridi dhe Atleticon

Prishtinë | 05 Nën 2021 | 17:49 | Nga Ekonomia Online

Karim Adeyemi është bërë një nga lojtarët më të lakmuar në Evropë pas paraqitjeve të tij me Red Bull Salzburg në Ligën e Kampionëve deri më tani këtë sezon.

Disa klube të njohura evropiane si Barcelona, ​​Chelsea dhe Liverpool, e kanë ndjekur progresin e tij prej vitesh, ndërsa sulmuesi 19-vjeçar është lidhur me një kalim te Bayern Munich në muajt e fundit.

Futja në garë e Real Madridi dhe Atlerico Madrid

Gazetari i Sport1, Florian Plettenberg ka raportuar se agjenti i Adeyemi është takuar me përfaqësuesit e Atletico Madrid dhe Real Madrid në kryeqytetin spanjoll.

Agjenti pati edhe një takim edhe me AC Milan, pasi lojtari i tij po shkëlqen, duke shënuar 10 gola në 12 ndeshje në Bundesligën austriake këtë sezon.

Sulmuesi i mrekullueshëm ka prodhuar 32 goditje, 25 prej të cilave ishin në objektiv, që përkthehet në përqindje prej 78.12 për qind.

Nga 13 golat që ka shënuar në Ligën e Kampionëve dhe në kampionat, pesë e ndihmuan skuadrën e tij të hapte rezultatin.

Pasi fillimisht kishte luajtur me rezervat e klubit austriak, Salzburgu e promovoi të riun në ekipin e parë, ku paraqitjet e tij sezonin e kaluar ishin të jashtëzakonshme.

Të ngjashme