Karius i pasigurt për të ardhmen e tij në Liverpool

Prishtinë | 16 Pri 2020 | 08:45 | Nga Ekonomia Online

Loris Karius ka zbuluar se ai është ende në kontakt me trajnerin e Liverpoolit, Jurgen Kloppin, pasi që portieri tani po i afrohet fundit të kontratës së tij si huazim në Besiktas në Turqi.

26-vjeçari Loris Karius iu bashkua gjigantit turk si huazim për dy vjet nga Liverpooli në gusht të vitit 2018, marrëveshje kjo që tani është shumë afër fundit.

Portieri ka kontratë me klubin e Premierligës të vlefshme deri në vitin 2022 dhe ai ka bërë të ditur se ende mban kontakt me Kloppin.

“ Unë më së shumti shkruaj me trajnerin e portierëve, John Achterberg. Pothuajse çdo javë flasim, ai është njeriu i Liverpoolit me të cilin kontaktoj më së shumti”, ka thënë Karius.

“Por, nganjëherë shkruaj edhe me Jurgen Kloppin. Kam kontakte të mira me të gjithë, asnjëherë s’më ka humbur kjo gjë”.

“Unë s’mund të përfshihem në spekulime. Fakti është që unë kam kontratë në Liverpool deri më 2022. Për momentin po përqendrohem te karriera ime me Besiktasin”.

“Është ende shumë herët për të thënë ndonjë gjë për verën, veçanërisht tani që askush nuk e di saktësisht se çfarë mund të ndodhë shkaku i koronavirusit”./ge

Të ngjashme