Kartoni i kuq që ja siguroi Realit trofeun e Superkupës

Prishtinë | 13 Jan 2020 | 09:57 | Nga Ekonomia Online

Një ndërhyrje e Federico Valverdes ndaj Alvaro Moratas, e shpëtoi Real Madridin nga pësimi i golit në minutat e vazhdimeve, në finalen e Supërkupës së Spanjës.

Ishte minuta e 114-të kur pas një iniciative të “mbretërve”, lojtarët e Atleticos u sulën drejt portës së Realit, duke bërë që sulmuesi i “El Colchoneros”, Morata të gjendet afër 16- metërshit të “Los Blancos”.

Në çastin kritik të zhvillimit të aksionit erdhi ndërhyrja me start nga prapa i 21 vjeçarit.

Më pas gjatë lojës së mbetur, të dy palët nuk arritën të shënonin duke vazhduar me penallti.

Më të saktë u tregua ekipi i menaxhuar nga francezi Zinedine Zidane, duke fituar me rezultat 4 me 1 me ekzekutimin e penalltive.

Ky trofe është i 11-ti në historinë e Real Madridit.

Të ngjashme