Kastrati: Besoj shumë në fitore kundër Greqisë

Prishtinë | 02 Sht 2021 | 20:24 | Nga Ekonomia Online

Lirim Kastrati ka qenë njëri prej protagonistëve në fitoren e Kosovës kundër Gjeorgjisë sonte, pavarësisht se ai humbi një shanse të artë për të shënuar në këtë ndeshje

Pas ndeshjes, Kastrati ka thënë se i ka humbur disa shanse por është shprehur i lumtur që Kombëtarja i është kthyer fitoreve.

“Jam i lumtur që ju kthyem fitoreve dhe është një ndeshje shumë motivuese ku jemi të motivuar për ndeshjen kundër Greqisë”.

Ai madje ka thënë se kthimi i Milot Rashicës në ndeshjen e radhës do ta kompletojë ekipin.

Reklamë

“Shpresoj që në ndeshjen e radhës që ta fitojmë edhe kundër Greqisë. Jam i sigurt që do ta fitojmë atë ndeshje për shkak se do të jetë aty edhe Miloti”, ka thënë Kastrati.

Të ngjashme