Kastrati lë pas periudhën e vështirë, të martën u kthehet ndeshjeve

Prishtinë | 10 Dhj 2018 | 09:03 | Nga Ekonomia Online

Mungesë e madhe është vlerësuar ajo e Erjon Kastratit në dy ndeshjet e fundit të përfaqësueses së Kosovës në basketboll. Më 29 nëntor Kosova pësoi nga Rumania me shifrat 88:83, ndërsa më 2 dhjetor humbi nga Maqedonia me shifrat 78:68.

Të dy këto ndeshje, që ishin të vlefshme për raundin e dytë të parakualifikimeve për “Eurobasket 2021”, Kosova i luajti në udhëtim, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kosova nga Maqedonia kishte pësuar edhe më 13 shtator në Prishtinë, me rezultat 76:73. Dhe pikërisht në atë ndeshje ishte lënduar lojtari i krahut Kastrati, ndërsa mungesa e tij në momentet e fundit ishte vendimtare.

Kastrati nuk ka luajtur prej atëherë, ndërsa ndeshjeve u kthehet në fillim të javës, pra plot tre muaj pas lëndimit që e pësoi në Prishtinë.

Ai pret të luajë për skuadrën e tij Petrol Olimpija të martën në udhëtim ndaj Strasbourgut francez, në kuadër të stinorit të rregullt të Ligës së Kampionëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme